Notat e provimit të matures

 

 

 

Notat e provimit të maturës

 

Notat e provimit të maturës  me  shkrim  nga  gjuha  frenge,  qershor  2017

 

Nr.rend. Emri  dhe  mbiemri  i nxënësit Nota Klasa
1 Lejla Ylber Abdullahu 5 IV-2
2 Ardit Xhemal Kadriu 5 IV-4
3 Visar Xhevdet Qazimi 3  
4 Elmira Besart  Asani 5 IV-9
5 Ferdane Isni Osmani 4  

Vazhdoni leximin

Postuar te Uncategorized | Lini një koment

Shënohet 2 Marsi – Dita e gjimnazit “SKENDERBEU” në Preshevë

 

 Me këtë rast, drejtori i gjimnazit “SKENDERBEU” në Preshevë z. Nadër Sadiku, para nxënësve dhe profesorëve elaboroi shkurtas historikun e kësaj shkolle.
Sipas drejtorit të shkollës, vitin që lamë prapa është edhe një vit I rradhës i luftës sonë individuale, grupore dhe kolektive për arritjen e rezultateve sa më të mira. Njëherit edhe të gjithë të angazhuarve dhe të interesuarve në procesin arsimor ua bënë me dije se puna, dituria, shkathtësia, kreativiteti, kritikat e të tjerëve janë vlera për të cilat duhet të luftojmë çdo ditë që të arrijmë aty ku synojnë të gjitha shoqëritë përparimtare europiane.
Sipas z.Sadiku, në bankat e gjimnazit “Skënderbeu” këtë vit mësimet i ndjekin 850 nxënës. Ndërkaq nga dyert e këtij gjimnazi për çdo vit dalin nga 230 maturantë.
Drejtori Nadër Sadiku para të pranishmëve i ceki edhe investimet e rëndësishme që janë realizuar në këtë vit, siç është rregullimi i oborrit të shkollës si dhe mbindërtimi, ku u funksionalizua kabineti i informatikës, biblioteka, arkivi dhe zyra e re e drejtorit.
Z. Sadiku përmendi dhe faleminderoi dy vëllezërit nga fshati Bushtran që punojnë në Zvicër, z.Vahid Beqiri dhe vëllain e tij Dalip Zeqiri, të cilët si donacion i kanë dhuruar shkollës 16 kompjuterë dhe poashtu çdo vit japin ndihmë për maturantët.
Drejtori i shkollës ceki edhe vajtjen në Shqipëri me një grup të nxënësve në vizitë dy ditore si mysafir të kryetarit të republikës së Shqipërisë, z. Nishanit, i cili ishte një ndër aktivitetet më të rëndësishme vitin e kaluar. Në këtë takim vëllazëror, nxënësit e njoftuan Presidentin për situatën në arsimin e mesëm në Luginë të Preshevës.
Ky frymëzim dhe kjo punë që qendra jonë është duke realizuar çdo ditë, na bën më të mirë, më të fortë, më të përgjegjshëm dhe na jep shpresë që në të ardhmen të punojmë edhe më shumë për të mirën e të rinjve tanë.
Drejtori i shkollës u uroi të pranishmëve që ky vit të jetë edhe më i suksesshëm se viti që lamë prapa, dhe njëherit të gjithë punëtorëve, nxënësve dhe atyre që ishin pjesë e kësaj shkolle u uron 2 Marsin, Ditën e Shkollës.

Postuar te Uncategorized | Lini një koment